TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2024, 17:06

U kap pasi pagoi faturën e dritave, i riu shqiptar në Britani: Më detyruan të kujdesem për kanabisin, iu kisha para borxh

Shkruar nga Pamfleti

U kap pasi pagoi faturën e dritave, i riu shqiptar në Britani: Më

Një i ri shqiptar i cili punonte si “kopshtar” në një plantacion kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar u zbulua nga policia pasi pagoi energjinë elektrike.

Shqiptari Krisjan Kumaraku u zbulua pasi policia bastisi shtëpinë e tij dhe gjeti të dhëna për të vijuar hetimet.

Sipas mediave të huaja, pas kontrollit të policisë në dhjetorin e vitit të kaluar u zbulua se brenda saj ishte ngritur një plantacion kanabisi ku 3 dhoma ishin përshtatur për kultivimin e drogës.

Mësohet se gjithsej u gjetën rreth 150 bimë kanabisi së bashku me gjithë pajisjet e nevojshme për rritjen dhe përpunimin e lëndës narkotike, e cila vlerësohet se vlente rreth 60 mijë paund.

Raportohet se policët gjetën disa fatura për pagesën e energjisë elektrike dhe taksave të këshillit, të cilat ishin bërë në pikat lokale. Policia kontrolloi kamerat për të parë se kush kishte bërë pagesat përkatëse dhe identifikoi të riun shqiptar Kumaraku.

Gjatë arrestimit të tij, 26-vjeçarit iu gjetën çelësat e banesës, dy telefona celularë dhe rreth 300 paund britanikë.

Pas arrestimit ai tha se mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca në pjesën e pasme të kamionit në mars 2023 dhe se u detyrohej para atyre që e kishin transportuar. Kumaraku shtoi se i ishte thënë që të kujdesej për bimët dhe të paguante faturat e shtëpisë “ose do të kishte pasoja”.

Lini një Përgjigje