TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2024, 14:18

U vetëvra pas bullizmit në Tik Tok, merren në pyetje kolegët e 41-vjeçares; zbulohet denoncimi

Shkruar nga Pamfleti

U vetëvra pas bullizmit në Tik Tok, merren në pyetje kolegët

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Durrësit. Bedrie Loka, nënë e 3 fëmijëve, i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë, pasi u bullizua në rrjetin social “Tik-Tok”.

Detaje të reja janë zbardhur rreth kësaj ngjarje. Janë pyetur kolegë të Bedrie Lokës.

Gjithashtu kishte denoncime të bëra nga ana e familjarëve të 41-vjeçares të cilët kanë treguar kështu atë me të cilën ajo përballet për më shumë se një vit.

Mësohet se policia ka marrë një regjistrim rreth një vit më parë nga 41-vjeçarja. Ajo ka denoncuar se po e bullizonin me anë të rrjeteve sociale. Ky denoncim është regjistruar nga ana e policisë, por nuk ka informacione se çfarë është bërë me këtë denoncim.

Lini një Përgjigje