TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2024, 16:51

U vranë me gjakftohtësi nga 49-vjeçari polic, homazhe në New York për Ornelën dhe djemtë e saj

Shkruar nga Pamfleti

U vranë me gjakftohtësi nga 49-vjeçari polic, homazhe në

Qindra qytetarë kanë mbajtur homazhe në nderim të familjes që u shua disa ditë më parë pranë New York-ut pasi një oficer policie qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij shqiptare dhe dy djemtë e mitur.

Departamenti i Policisë në Clarkstown identifikoi viktimat: 49-vjeçarin Watson Morgan, gruan e tij Ornela Morgan 43 vjeç dhe dy djemtë e çiftit, 10 dhe 12 vjeç.

Ngjarja e rëndë u zbulua nga policia pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, një periferi të New York City, pasi 49-vjeçari nuk u paraqit në punë atë mbrëmje. Të nesërmen gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën trupat e pajetë të katër anëtarëve të familjes shqiptaro-amerikane.

Policia shprehet se ende nuk ka një motiv për ngjarjen e rëndë ndërkohë që ende vijojnë hetimet.

 

Lini një Përgjigje