Policia është kujtuar të reagojë pas 3 ditësh për të sqaruar vdekjen e 41-vjeçares, duke ja “ngecur” topin prokurorisë...
Policia është kujtuar më në fund të reagojë për ngjarjen tragjike në Durrës, ku një grua 41-vjeçare i dha fund jetës për shkak të bullizimit në rrjetet sociale. Asaj i kishin hapur një faqe në rrjetin “Tik Tok” ku hidheshin foto dhe shkruheshin fjalë denigruese në adresë të saj.
Kjo gjë ka ndodhur prej më shumë se një viti dhe e reja është rënduar psikologjkisht duke kryer aktin e rëndë. Ajo ka pirë fostoksinë dhe ka ndërruar jetë më 2 janar. Por skandali është se gruaja ka bërë padi në polici dhe rasti nuk është zgjidhur.
Po ashtu, policia është kujtuar të reagojë pas 3 ditësh për të sqaruar të gjithë historinë, duke ja “ngecur” topin prokurorisë. Policia shprehet se ka bërë referim në prokurori mbi denoncimin e zonjës.
"Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti", shprehet policia.
Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:
Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori.
Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.
Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.
Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L.
Lini një Përgjigje