TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2024, 16:40

“Për nder rroj”, 41-vjeçarja që i dha fund jetës e kishte paralajmëruar aktin; nesër protestë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

“Për nder rroj”, 41-vjeçarja që i dha fund

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës ku nëna e katër fëmijëve i dha fund jetës pasi i hapën profile denigruese në rrjetin social Tik Tok, në Tiranë nesër është thirrur një protestë. Ajo do të mbahet në sheshin "Nënë Tereza" në orën 11:30.

Skandali thellohet pasi 41-vjeçarja ka bërë denoncim në polici, por askush nuk e ka marrë parasysh. Gjatë gjithë periudhës nga denoncimi deri në ngjarjen e pak ditëve më parë, 41 vjeçarja i kishte thënë herë pas here të birit se do të kryente vetëvrasjen, “sepse jam nuse ne familjen … dhe për nder rroj”.

“Për nder rroj”, 41-vjeçarja që i dha fund

Familjarët kanë treguar se ka qenë kushërira, vajza e tezes që i ka marrë foton dhe shpërndarë me shkrime denigruese në rrjetet sociale. Madje familjarët e kishin zbuluar dhe pasi kishin kontaktuar me kushërirën kjo e fundit u kishte kërkuar falje por nuk kishte hequr fotot. Ata thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera. Madje ata e kanë dhënë këtë dëshmi edhe për policinë.

 

Lini një Përgjigje