
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur si çdo të premte në ambientet e SPAK në respektim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje" të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit.
Në një prononcim për mediat jashtë dyerve të SPAK, ai deklaroi se ka kërkuar t’i kthehet laptopi i sekuestruar në të cilin ai tha se ndodhen materialet e sterilizimit.
Më tej Beqaj ka pranuar se e njeh Ermal Kurtulajn prej 15 vitesh dhe se kanë punuar me të, por hodhi poshtë pretendimet se familja e tij kishte lidhje financiare me të, që nga viti 2020.
“U thirra për çështjen e sterilizimit. Kam kërkuar që laptopin që kam të gjithë materialet e sterilizimit të më kthehen që të mund të vazhdojë komunikimi. Jam i hapur për të zbatuar diçka që kërkon drejtësia siç kërkoj dhe nga drejtësia që të jetë minimalisht korrekte me mu. Ka katër javë që kemi kërkuar të gjithë raportin e KLSH që është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe akoma nuk më është vënë në dispozicion. Ermal Kurtulaj e njohë më shumë se 15 vite. Kam njohje shumë të hershme, Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt. Lokali ‘Gzona’, nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen time. Bashkëshortja ime është larguar në fund të 2020 dhe nga gjithë puna që ka bërë në këtë lokal, ka marrë 1.5 mln lekë të vjetra”, tha ai.
Lini një Përgjigje