
Analisti Sadri Ramabaja ka folur në lidhje me situatën e sigurisë në rajon.
Ramabaja aludoi dhe mbi një plan të Perëndimit për të larguar Serbinë nga influence ruse.
Sipas tij, Vuçiç po pret që SHBA t’i bëjë ende lëshime për krijimin e “Botës serbe”, por pa përfshirë Kosovën.Ramabaja nënvizoi se nga ky plan preken Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina dhe si shkëmbim për koston e lartë, Serbia do të riorientohet nën influncën e SHBA-ve.
“Serbia po pret që të marrë lëshime më të mëdha nga Perëndimi, konkretisht nga SHBA-të. Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po merren për krijimin e “Botës serbe” pa Kosovën, pa veriun e Kosovës, nuk përjashtohet mundësia që Serbia të heqë dorë nga orientimi dy shekullor pro rusë dhe kësaj radhe të rreshtohet pro Perëndimit. Por ndoshta ky do të ishte çmimi më i madh që duhet të paguaj jo vetëm Perëndimi por edhe rajoni, më saktësisht Bosnja dhe Mali i Zi në veçanti. Harta e Evropës Juglindore ka gjasa të ndryshojë shumë pastaj. Vuçiçi beson se investon shumë në këtë ide duke besuar se rikthimi i Trump do të sjellë favore të kësaj natyre. Por gjasat janë që këtë çështje ta rrumbullakësojë më shumë me administratën e Biden më shumë se sa me administratën e Trump”, tha Ramabaja.
Lini një Përgjigje