
Avokati Kujtim Cakrani u shpreh se Dan Hutra i cili më 1 mars të vitit 2023 vrau tre gra në Tiranë dhe plagos tre të tjera mund të dënohet me 3 burgime të përjetshme .
Madej avokati shtoi se ai mund ta vuaj dënimin në izolim të plotë për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqet për shoqërinë.
“Ai ka kryer 3 vrasje me paramendim dhe është në kodin e procedurës penale që do dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 3 personave, pra me 3 burgime të përjetshme. Sa i takon hetimeve për vepra të tjera të dyshuara , është në të drejtën e organit të procedurës që mund të ketë kryer vrasje me pagesë apo forma të ndryshme dhe duhet hetuar dhe duhet punuar fort për ta bërë një bashkëpunëtor drejtësie”,-tha avokati.
Dan Hutra u rikthye në qendër të mediave ditën e djeshme (4 janar 2024) pasi ai tentoi të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në Fier, ku aktualisht po vuan dënimin.
Lini një Përgjigje