TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2024, 08:45

Krimi për pronat, avokati bën balancin: Mbi 11 mijë të vrarë në Shqipëri që nga viti 1991

Shkruar nga Pamfleti

Krimi për pronat, avokati bën balancin: Mbi 11 mijë të

Avokati Kujtim Cakrani tha se një faktor kryesor se përse kemi ende konflikte për pronat janë edhe institucionet shqiptare.

Sipas tij, që nga viti 1991 e deri më tani në Shqipëri janë shënuar mbi 11 mijë të vrarë për shkak të konflikteve të pronësisë.

“Sot në Shqipëri krim brenda familjes për shkak të pronave, apo edhe jashtë familjes te bashkëfshatarëve apo njerëz të tjerë me njëri-tjetrin, ka shkuar numri mbi 11 mijë viktima për shkak të konflikteve të pronave. Mbi 11 mijë të vrarë në Shqipëri nuk i ka bërë asnjë pushtues që ka kaluar në këtë vend. Kjo është një kambanë alarmi.

Kanë faje edhe institucionet shqiptare, sepse i fusin vetë në konflikt shqiptarët sa u takon çështjeve të pronave, sepse konfliktet janë të hapura. Sidomos kjo në zonat bregdetare ku konfliktet janë të ndezura dhe nuk i dihet në të ardhmen sa krime do ketë”, tha avokati në “Good Morning Albanians”.

avokat 11 mije vrasje prona shqiperi

Lini një Përgjigje