TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2024, 07:37

Hetimi pasuror ndaj Ilir Beqajt, Klodian Tomorri: SPAK të kopsitë me fakte konkrete dosjet e korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti
Hetimi pasuror ndaj Ilir Beqajt, Klodian Tomorri: SPAK të kopsitë me
Klodian Tomorri

Gazetari Klodian Tomorri, për hetimin pasuror ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj që prek një kalim të supozuar parash nga një kompani farmaceutike e favorizuar nga ish-ministri drejt një restoranti “Gzona”, thotë se nuk provohet kalimi i parave në favor të zotit Beqaj.

 Ai deklaroi se përfituesi fundor është zyrtari që ka bërë korrupsion dhe ai që vë në jetë skemën e pastrimit të parave.

'Nëse SPAK arrin të provojë që këto para të cilat u prokuruan, paguan nga agjencia e koordinimit të ndihmës së huaj, ku Ermal Krtulaj ka qenë, dhe kaluan në restorantin “Gzona” dhe në këtë restorant ka lidhje zoti Kurtulaj, atëherë jemi në një rast korruptiv dhe duhet hetuar.

SPAK është ngritur për të hetuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë, në këtë rast ish-ministrin e Shëndetësisë, zotin Beqaj.

Një nga rrugët më efektive për të provuar korrupsionin është hetimi pasuror. Ku shkon paraja, ai që kryen korrupsionin është gjithmonë përfituesi fundor i parasë.

Hetimet duhet të jenë cilësore, duhet të kenë prova të pakundërshtueshme që faktojmë korrupsionin dhe i mbijetojnë gjykatës.

Shqetësimi që unë kam është të mos ndërtohen dosje me narrativë dyshimi, sepse mbi narrativë dyshimi nuk bazohen prokurorët, por gazetarët.

Hetimi financiar nuk është i lehtë. SPAK nuk ka eksperiencë të akumuluar që të jetë më efektiv në hetime.

Nëse dosjet e hetimeve të ish-zyrtarëve të lartë do të shkojnë në gjykatë me narrativën e dyshimeve, unë dyshoj se ato do i mbijetojnë gjykatës.

Ose këto hetime do kthehen në proces pastrimi për shumë zyrtar, pasi për një çështje që hetohesh nuk mund të hetohesh më dhe ti merr “certifikatën e pastërtisë” në një farë mënyre.

Ose Shqipëria çedon në aspektin e hetimit të njerëzve dhe mund të fusë njerëz në burg me narrativa dyshuese.

Ka ardhur koha dhe është koha që dosjet e SPAK të jenë të kopsitura me prova dhe fakte konkrete.', tha ai.

klodian tomorri ilir beqaj

Lini një Përgjigje