
Dan Hutra u kthye sërish në qendër të vëmendjes së publikut mesditën e djeshme. Sipas drejtorisë së Burgjeve, Hutra së bashku me tre të dënuar të tjerë po përgatiteshin për t’u arratisur nga burgu i Fierit.
Ata kishin krijuar mjete alternative me të cilat synonin të prisnin zgarat e hekurit të dritareve dhe prej andej të largoheshin nga institucioni i vuajtjes së dënimit.
Gazetari Ermal Vija, i ftuar në “Ora e fundit” teksa iu referuar burimeve u shpreh se organizatori i këtij plani ishte Dan Hutra, i cili në marsin e vitit të shkuar ekzekutoi me armë tre gra në zonën e Kamzës.
“Dan Hutra është një personazh i njohur, pasi së fundmi, konkretisht në mars të viti të shkuar vrau tre gra në Kamëz dhe plagosi tre të tjera. Ai prej asaj ngjarje mbahet I izoluar në burgun e Fierit”, tha ai.
Ai theksoi se shtimi i kontrolleve ka bërë të mundur zbulimin e planit të Dan Hutrës.
“Ai sot ka tentuar të arratiset nga burgu në bashkëpunim me tre të tjerët. Organizatori ka qenë Dan Hutra, pasi nga kontrollet janë gjetur çarçafët dhe mjetet e tjera”, shtoi ai.
Të përfshirë në arratisje janë:
1. Shtetasi Dan Hutra, i biri Riza dhe Mislime, i datëlindjes 01.08.1982, lindur në Kukës dhe banues ne Kodër Kamëz, Tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me histori të përsëritur kriminale, me Vendimin Nr.466 Regj.Them, datë.04.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c-22, si autor dyshuar për vrasjen e katër personave.
2. Shtetasi Martin Kapllani, i biri i Adhurim dhe Rezarta, i datëlindjes 24.12.2003, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.
3. Shtetasi Geraldo Veizaj, i biri i Barjam dhe Luiza, i datëlindjes 04.07.2004, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.
4. Shtetasi Feti Kovaçi, i biri Arben dhe Dëshira, i datëlindjes 20.02.1996, lindur dhe banues ne Vlorë, Lgj. “24-Maji”, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i ardhur më datë 21.10.2023, nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me (Shkurtim-Vendimi) Nr.476, datë 21.10.2023, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.
Lini një Përgjigje