TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2024, 07:45

Argita për kryetare të PD? Flet avokati: Nga do të vijë kreu i ri i kësaj force politike

Shkruar nga Pamfleti
Argita për kryetare të PD? Flet avokati: Nga do të vijë kreu
Argita Malltezi

Avokati Redi Ramaj është shprehur se sheh Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike si organin më përbashkues të kësaj force politike.

Ai tha se nuk e sheh të arsyeshme që vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, të marrë drejtimin e Partisë.

Ai tha se formimi i liderit duhet të bëhet në një proces brenda partisë.

“Si opozitar shoh si shqetësim që PD e provoi njëherë dhurimin e lidershipit dhe mbajtjen e një kohe të gjatë të një lideri dhe jemi në këtë situatë. Pra nuk mund të dhurohet lidershipi, qoftë edhe për vajzën e zotit Berisha.

Zonja Malltezi vetëm për këtë periudhën e fundit është angazhuar në retorikë politike. Mendoj se formimi i liderit është një proces brenda partisë.

I vetmi organ brenda PD-së që është bashkues, është grupi parlamentar, i cili ka rritur numrat e deputetëve. Drejtimin e PD pas situatës së Berishës, do të vijë nga brenda Grupit Parlamentar, se nuk shoh alternativa të tjera.”, tha Ramaj.

Argita Malltezi, e bija e Sali Berishës, ka folur poshtë banesës së liderit të Rithemelimit, aty ku disa simpatizantë të këtij të fundit janë mbledhur në shenjë proteste ndaj vendimit të SPAK për masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën.

Sipas Malltezit, ajo që është e rëndësishme është fakti që këta njerëz janë mbledhur në protestë për të luftuar për dinjitetin e tyre dhe për dinjitetin e kështjellës së tyre.

 

argita malltezi pd

Lini një Përgjigje