TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2024, 11:57

Mbaruan festat, largohen emigrantët, 8 mijë persona kaluan në Kakavijë për 24-orë

Shkruar nga Pamfleti

Mbaruan festat, largohen emigrantët, 8 mijë persona kaluan në

Rreth 8 mijë persona kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit me Greqinë, nëpërmjet doganës së Kakavijës, gjatë 24 orëve të fundit.

Përfaqësues të Policisë Kufitare në Gjirokastër pohuan se ditën e premte udhëtuan në drejtim të shtetit grek 5 615 persona dhe 1 769 automjete, ndërkohë që hynë në tokën shqiptare 2 312 persona dhe 639 automjete. Pjesa më e madhe e fluksit të lëvizjes në kufi i përket emigrantëve që rikthehen në Greqi pasi kaluan festat e fundvitit në vendlindje.

Në sportelet e kontrollit të dokumentave nuk janë regjistruar radhë pritje ndërsa Policia Kufitare në Kakavijë punon me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje ndërkohë që edhe pala greke ka shtuar sportelet për përpunimin e dokumentave.

Fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijes pritet të jetë i lartë edhe gjatë fundjavës.

emigrante kakavije

Lini një Përgjigje