TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2024, 07:42

Në kërkim prej 13 vitesh, arrestohet në Napoli trafikanti shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim prej 13 vitesh, arrestohet në Napoli trafikanti

Një shqiptar në kërkim prej 13 vitesh ka rënë në prangat e policisë së Napolit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se personi i arrestuar është Fasli Qibini, 64 vjeç i dënuar me mbi 22 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. 

64 vjeçari konsiderohet si ndërmjetës në trafikun ndërkufitar të drogës dhe për këtë krim ai ishte shpallur në kërkim prej 2011

Sipas hetuesve, ai menaxhonte dhe ndërmjetësonte trafikun e heroinës midis Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë Jugore, ku bënte biznes me klanin Di Lauro dhe më pas me "Nardielli".

Lini një Përgjigje