TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2024, 22:13

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 32-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Itali ku një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Si pasojë e aksidentit tragjik ka humbur jetën shqiptari, ndërsa një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas mediave italiane, makina tip “Fiat Punto”, e cila drejtohej nga shqiptari u përplas me makinën tip “Audi A3” që drejtohej nga 25-vjeçari.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të shpëtimit, 32-vjeçari nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra. 25-vjeçari u transportua për në spital me plagë në këmbë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje