
Kristi Buci është 22-vjeçari që u kap me 900 gramë kokainë në kryeqytet, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga policia e shtetit, i riu u kap në flagrancë ne parkingun e spitalit Nënë Tereza, ku me sa duket kishte caktuar pikë takimi me blerësin.
Policia gjeti në mjetin dhe banesën e të riut rreth 900 gramë kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen.
Përpos akuzës për shitje të lëndëve narkotike, Kristi Buci akuzohet se mbante të fshehur në banesë një sasi municioni luftarak, e cila u gjet nga policia gjatë kontrolleve në banesën e të riut.

Lini një Përgjigje