TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2024, 11:48

U kap me 900 gramë kokainë, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 900 gramë kokainë, arrestohet 22-vjeçari në

Një 22 vjeçar është arrestuar nga polica pasi u kap me 900 gramë kokainë.  Në kuadër të operacionit “Interruption” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Kristian Buci.

Gjatë kontrollit në banesë dhe në automjet 22 vjeçarit iu gjetën rreth 900 gramë kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen.

Antidroga e Tiranës e ka arrestuar Kristian Bucin brenda parkingut në QSUT. Është hetuar prej 4 muajsh pasi ishte i dyshuar për shpërndarje të sasive të mëdha të kokainës.

“Finalizohet pas disa muajsh hetime nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Interruption”.

Iu gjetën në automjet dhe në banesë, rreth 900 gramë kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari.

Sekuestrohen lënda narkotike dhe një sasi municioni luftarak që u gjet në banesën e këtij shtetasi.

Si rezultat i hetimit proaktiv nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për goditjen e një rasti të shitjes së drogave të forta, është finalizuar operacioni policor i koduar “Interruption”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, ku kanë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Lini një Përgjigje