
Një shqiptar, 26 vjeç, me banim në zonën e Milanos, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me katër blloqe kokainë, me peshë totale 3.44 kg.
Ai i kishte fshehur pakot e drogës brenda një ndarjeje të krijuar posaçërisht nën sediljen e pasagjerit. I riu ndodhet tani në burgun e Bolonjës.
Si i u arrestua i riu shqiptar?
Të martën, rreth orës 16, përgjatë autostradës A1 , policët e Nënseksionit të Policisë Rrugore të Bolonjës urdhëruan të ndalonte një Mercedes Class A, i drejtuar nga një burrë.
Në kontrollet e para shoferi u shfaq nervoz dhe i paduruar. Për këtë arsye ai është shoqëruar në Nënseksionin e Policisë Rrugore të Bolonjës për kontrolle të mëtejshme dhe më të thelluara.
Gjatë kontrollit, në hapësirën e krijuar poshtë sediljes së djathtë të përparme, ushtarët gjetën katër blloqe me lëndë narkotike të llojit kokainë , e cila sipas policisë do të ishte e destinuar për trafikim tek të tretët.
Lënda narkotike e sekuestruar mund të kapte shifrën deri në 300 mijë euro, pasi të ishte seleksionuar në qendrat e shitjes së drogës. Materiali u sekuestrua dhe 26-vjeçari shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bolonjës.
Lini një Përgjigje