
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vetëdorëzimin e Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit në polici të cilët ishin shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçit.
Sakica dhe Troshani ndodhen në paraburgim dhe do të dalin në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë në vijim.
Sakica dhe Troshani kanë deklaruar se janë vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës lidhur me këtë ngjarje për të dhënë sqarimet dhe pretendimet e tyre. Ata kanë deklaruar se janë pajtuar me Vladimir Bruçin për konfliktin dhe për këtë arsye janë paraqitur edhe në polici.
Sakica dhe Troshani ishin në masën e arrest me burg për ngjarjen e 3 qershorit 2024 ku 5 persona me sende të forta dhunuan Vladimir Bruçin për një vendparkim. Dy të rinjtë janë me masë sigurie nga gjykata vetëm për këtë ngjarje.
Lini një Përgjigje