
Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin, nën akuzë për vrasje me dashje.
Ai u shpall fajtor për vrasjen e kamarierit në një restorant në Labinot Fushë të Elbasanit.
Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Ai kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. 57-vjeçari u vra për arsye banale, për një tavolinë që ishte rezervuar.
33-vjeçari Erjon Llapushi është një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Kujtojmë se disa ditë më parë, RENEA bastisi banesën e të shumëkërkuarit për vrasje, Erjon Llapushi, por nga kontrollet rezultoi se nuk ishte në banesë. Familja e tij hodhi poshtë pretendimet se në banesë janë gjetur sende të jashtëligjshme. Në reagim u tha se "asnjë nga personat e proceduar penalisht diten e sotme nuk ka lidhje me Erjon Llapushin".
Lini një Përgjigje