
Është gjendur pas disa ditësh kerkime trupi i pajetë i 63-vjecarit Engjëll Kanani i cili dyshohej se kishte rënë ujërat e lumit Vjosë teksa po peshkonte.
Kërkimet e policisë kanë bërë te mundur gjetjen e trupit të tij në vendin e quajtur "Bunac", në fshatin Kafaraj.
Sipas njoftimit të policisë në trupin e 63-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se ai ka pësuar infrakt.
Më 16 janar, Engjëll Kanani nga Berati së bashku me mikun e tij 64 vjeç kishin dalë për të peshkuar, por në rrethana misterioze u raportua se viktima i kishte humbur nga sytë shokut të tij i cili bëri edhe më pas kallëzim në komisariatin e Fierit.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 18.01.2025, për shtetasin Engjëll Kanani 63 vjeç, i cili humbi kontaktet me miqtë e tij, me të cilët kishte shkuar për peshkim në lumin Vjosa, më datë 16.01.2025, bëjmë me dije se:
Si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, të kryera gjatë këtyre ditëve, në territorin e fshatit Kashishtë, në zonën përreth dhe në ujërat e lumit Vjosa, nga shërbimet e Policisë së Fierit dhe polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit Engjëll Kanani në vendin e quajtur "Bunac", në fshatin Kafaraj.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 63-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit", njofton policia.
Lini një Përgjigje