TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2026, 14:20

U arratis nga spitali, një polic i armatosur tentoi të ndalojë Altin Ndocin (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
U arratis nga spitali, një polic i armatosur tentoi të ndalojë
Efektivi në kërkim të Altin Ndocit

Publikohet fotoja nga momenti kur efektivi i policisë ka dalë jashtë ambienteve të spitalit të Durrësit në kërkim të Altin Docit pas arrestimit.

Në foton e siguruar nga "Abc News" shihet efektivi teksa kërkon të burgosurin Altin Ndoci.

I burgosuri Altin Doci u arratis paraditen e sotme nga spitali i Durrësit, pasi qëlloi me grusht efektivin që po e shoqëronte.

Mësohet se Ndoci ka goditur një efektiv të policisë, që ndodhej tek dera e dhomës ku qëndronte i paraburgosuri dhe më pas nga kati i 3-të i spitalit është larguar me shpejtësi.

Njëri prej efektivëve të policisë ka qëlluar në ajër për ta trembur, por Altin Ndoci ia ka mbathur. Dyshimet paraprake janë se i burgosuri mund të jetë larguar drejt zonës së Spitallës.

Altin Ndoci u arrestua gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, si i përfshirë në bandën kriminale. Ndoci, ka qënë i dyshuar për vrasjen e 4 personave, fillimisht dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë 2020 Anxhelo Avdija dhe Dorian Shkozën.

 

Lini një Përgjigje