TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2026, 13:40

Buburreci që ndërpreu seancën ndaj Franc Çopjas; gazetari zbardh detajet

Shkruar nga Pamfleti
Buburreci që ndërpreu seancën ndaj Franc Çopjas; gazetari
Franc Çopja

Gazetari Julian Kasapi ka treguar detaje nga seanca e djeshme për Franc Çopjan, i cili po gjykohet për akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës nga vendet e Amerikës Latine drejt BE-së.

Kasapi theksoi se ky gjyq është shumë serioz por seanca e djeshme u karakterizua nga një problematikë e pazakontë, pasi u ndërpre për shkak të pranisë të buburreceve në sallën e gjyqit.

“Pallati i drejtësisë në Belgjikë është qindra vjeçar, i është nënshtruar një rikonstruktimi, por vetëm në fasadë, kurse nga brenda vijon të jetë i vjetër. Thuhet se anëtarja e trupit gjykues ka parë një buburrec dhe ka ndërprerë menjëherë seancën në ngarkim të Franc Çopjas dhe tetë personave të tjerë. Kryetarja e trupit gjykues ka thënë se të gjitha rrobat duhet të lahen në 90 gradë dhe më pas të futen në frigorifer, është kërkuar dezinsektim i ambienteve dhe rrobave është për të qeshur, por nga ana tjetër gjyqi ndaj Çopjas është tepër serioz.

Franc Çopja, është një ndër ekstradimet e para që Belgjika ka bërë nga Dubai. Pritja për nisjen e procesit ishte me interes, ku janë edhe tetë persona të tjerë në kuadër të procedimit për trafikun ndërkombëtar të kokainës, ndërsa sipas të dhënave të Sky ECC janë transportuar nga Amerika Latine drejt BE-së rreth 15 ton kokainë, një shifër rekord që thuhet se nuk e ka arritur askush më parë. Po ashtu bëhet fjalë për eliminimin e Ardit Spahiut në Molenbeek, për shkak të përplasjes së grupeve kriminale që kanë operuar në Belgjikë”, tha gazetari Kasapi për “Euronews”.

Lini një Përgjigje