
Gjykata italiane ka dënuar një grup prej 14 personash të akuzuar për drogë, armë dhe zhvatje.
Mësohet se pjesë e këtij grupi është edhe Demçe. Pas shqyrtimit me procedurë të shkurtuar, Demçe është dënuar me 11 vjet e 4 muaj burg.
Vendimi i sotëm i shtohet një dënimi të mëparshëm prej 15 vjet e 4 muajsh, tashmë i formës së prerë për trafik droge.
Përveç tyre, autoritetet kanë regjistruar edhe dy marrëveshje për pranimin e fajësisë, ndërsa 12 të pandehur të tjerë do të përballen me gjykimin e rregullt.
Sipas mediave italiane, Demçe aktualisht ndodhet në burgun e Sassar-it, ku po mbahet nën regjimin e posaçëm 41-bis. Ai cilësohet si i pari shqiptar dhe italo-shqiptar i vendosur nën këtë regjim të ashpër.
Ndaj Demçes vijojnë edhe procedura të tjera penale, përfshirë një dënim jo përfundimtar prej 18 vjetësh e gjysmë, që lidhet me akuzat për tentativë vrasjeje në vitin 2020 në zonën e Acilias në Romë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 45-vjeçari Alessio Marzani.
Lini një Përgjigje