Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një lokal në Lezhë, ku vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, kanë dhunuar dy kushërinj.
Policia e Lezhës ka reaguar sherrin e ndodhur ditën e sotme në një lokal të qytetit me një të plagosur.
Mësohet se të lënduar kanë mbetur Nikolin dhe Gergj Marku, 41 vjeç (kushërinj), ndërsa konflikti ka nisur pasi dyshohet vëllai i ish-deputetit, Gëzim Ndoka, dhe djali i tij Kevin, rreth 20 vjeç, u kanë kërkuar që të ulin zërin.
Kjo ka qenë zanafilla e konfliktit që ka degraduar në dhunë fizike. Policia bën me dije se dy të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas kanë bërë denoncim në polici, ku pretendojnë se dy autorët kanë qenë të armatosur.
Këta të fundit janë shpallur në kërkim, ndërsa sipas bluze të qytetit të Lezhës një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.
"Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.
Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.", njofton policia.
Lini një Përgjigje