TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2026, 10:28

Pjesë e rrjetit të drogës në Rimini, arrestohet shqiptari

Shkruar nga Pamfleti
Pjesë e rrjetit të drogës në Rimini, arrestohet shqiptari
Droga e sekuestruar

Një i ri shqiptar është arrestuar në bregdetin e Riminit, pasi akuzohet për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Aksioni u krye nga Policia e Shtetit në Itali, përgjatë zonës së Miramare. Oficerët pikasën tre persona në pazar, mes tyre një shqiptar dhe dy marokenë.

Njëri prej tyre kishte për qëllim të shiste lëndë narkotike, tjetri t’i blinte ato. Pasi panë uniformat e tyre, ata u përpoqën të largoheshin me shpejtësi.

Gjatë një kontrolli fillestar, shqiptarit iu gjetën në posedim disa pako transparente, që më vonë u zbulua se ishin kokainë, dhe një shumë parash prej 360 eurosh, të ndara në prerje të vogla.

Gjithçka u sekuestrua dhe shqiptari u arrestua për krimin e trafikimit të drogës dhe një seancë dëgjimore u caktua ndaj tij.

 

arrestim ne itali

Lini një Përgjigje