TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2026, 08:30

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, përplasen 6 automjete

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i shumëfishtë në Vlorë, përplasen 6 automjete
Pamje ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”.

Mësohet se, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje