TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2026, 13:48

Altin Ndoci u arratis nga spitali i Durrësit, reagon Drejtoria e Burgjeve

Shkruar nga Pamfleti
Altin Ndoci u arratis nga spitali i Durrësit, reagon Drejtoria e Burgjeve
Altin Ndoci-Spitali Durres

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas arratisjes nga burgu të Altin Ndocit.

Altin Ndoci ka arritur të arratiset nga Spitali i Durrësit në momentin që ishte shoqëruar për të kryer disa vizita mjekësore.

Në deklaratë thuhet se pavarësisht reagimit të forcave të Policisë së Burgjeve, nuk është bërë i mundur ndalimi i tij. Ndërkohë, forcat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e Altin Ndocit.

“I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në deklaratë.

Ai njihet për një serie arrestimesh dhe hetimesh për trafik droge, grabitje dhe vrasje në Durrës dhe Fier.

Ndoci u bë i njohur për publikun pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të policisë, i cili zbuloi lidhjet e tij në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë më 2 mars 2020, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

Sipas policisë, Altin Ndoci ka lidhje të ngushta me grupet kriminale të zonës së Pukës dhe është shoqërisht i lidhur me persona të tjerë të njohur për krime të rënda, si Arben Muço, i arrestuar në tentativë grabitjeje me armë në Fier më 2018. Ai dyshohet gjithashtu të ketë marrë pjesë në ngjarje ku mbeti i vrarë Xhuljan Sollaku dhe u plagos Muço, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit shpëtuan.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar prova që lidhen me rrjetin e tij kriminal, duke përfshirë makina të braktisura, gjurmë gishtash dhe njolla gjaku, të cilat lidhën Ndocin me disa nga ngjarjet e dhunshme në qytetet e Durrësit dhe Tiranës.

Lini një Përgjigje