TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2026, 14:09

Arratisja e Altin Ndocit, policia ngre postblloqe; kqyren kamerat e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Arratisja e Altin Ndocit, policia ngre postblloqe; kqyren kamerat e
Altin Ndoci

Policia ka ngritur postblloqe, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e të burgosurit Altin Ndocit, i cili u arratis nga ambientet e spitalit.

Teksa ndodhej për disa vizita në repartin infektiv të spitalit Rajonal të Durrësit, mësohet se Ndoci ka goditur një efektiv të policisë, që ndodhej tek dera e dhomës ku qëndronte i paraburgosuri dhe më pas nga kati i 3-të i spitalit është larguar me shpejtësi.

Njëri prej efektivëve të policisë ka qëlluar në ajër për ta trembur, por Altin Ndoci ia ka mbathur. Dyshimet paraprake janë se i burgosuri të jetë larguar drejt zonës së Spitallës.

Ndërkohë, policia po heton nëse ka qenë një arratisje e planifikuar dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë plan.

Po ashtu, po vëzhgohen të gjitha kamerat e sigurisë në spital, por dhe përgjatë rrugëve për të zbardhur itinerarin që ka përshkuar Ndoci.

Lini një Përgjigje