
Ka mbërritur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, Melisa Beluli Hoxhallari, e reja që u arratis pasi i dashuri plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj.
29-vjecarja ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Fierit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë për veprat penale, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Pas tre muaj në arrati ajo u vetëdorëzua në policinë e Fierit më 15 prill, ku në prani të avokatit të saj dëshmoi se gjatë kësaj kohe ishte fshehur në Krujë, por nuk dha detaje për se ku mund të ndodhet i dashuri i saj Klement Beqaj, i cili është ende në kërkim.
Mësohet se para fillimit të seancës, fillimisht do të mbahet seanca e divorcit me 40-vjeçarin.
Si ndodhi plagosja e 40-vjeçarit Gledian Hoxhallari?
Ngjarja ndodhi më 5 janar në sy të fëmijës së tyre vetëm 9-vjeç. Gledian Hoxhallari, 40-vjeç, ishte në lokal në Zog të Zi me të birin në pritje për të takuar bashkëshorten (vetëm me letra) pasi ata prej 3 muajsh nuk jetonin bashkë.
Kjo e fundit u paraqit në lokal bashkë me të dashurin, Klement Beqaj ku dhe debatuan të tre për kujdestarinë e fëmijës. Beqaj qëlloi me armë 40-vjeçarin, duke e lënë të plagosur rëndë.
Lini një Përgjigje