TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2023, 19:15

Tjetër incident në çerdhe/ Një fëmijë në Krujë përfundon në spital

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër incident në çerdhe/ Një fëmijë në

Një e mitur është shoqëruar nga familjarët e saj në spitalin e Krujës, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kopsht dhe ka dëmtuar dorën.

Policia bën me dije se edhe për këtë rast, materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.

femije kruje spital incident

Lini një Përgjigje