TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2023, 15:23

Humbi kontrollin e mjetit dhe u aksidentua, AMP arreston policin në Sarandë: Ishte në gjendje të dehur

Shkruar nga Pamfleti

Humbi kontrollin e mjetit dhe u aksidentua, AMP arreston policin në

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar efektivin D.P me detyrë inspektor në pikën kufitare të Borshit.

Ditën e djeshme, ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe është aksidentuar. Pas kryerjes së testit të alkoolit, efektivi rezultoi në gjendje të dehur.

Ndërkohë, nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vijuar zbatimin e Planit të Monitorimit, me qëllim mbikëqyrjen e veprimtarisë së subjekteve të AMP në drejtim të performancës dhe sjelljes së punonjësve të Policisë në komunitet, si dhe respektimit të normave dhe rregullave të etikës.

Në datë 15 nëntor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të Policisë Inspektor, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Borsh.

Ditën e djeshme, rreth orës 18:00 në qytetin e Sarandës, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.1 mg/l.

Nga aksidenti nuk ka pasur persona të dëmtuar", njoftoi AMP.

 

amp arrestim i dehur

Lini një Përgjigje