Një armë zjarri pistoletë është sekuestruar në banesën e Valter Bamit pas një aksioni policor.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se është pistolete revolver ku brenda saj janë gjetur 4 plumba.
Arma e gjetur është dërguar për ekspertizë ku do të krahasohen gjurmët e barutit, për të vendosur më pas hetimet për vrasjen e Ramazan Sinos.
Policia e Tiranës ka sekuestruar një armë zjarri në banesën e Valter Bamit personi ky që vijon të qëndrojë në burg pasi dyshohet si autor i vrasjes së Ramazan Sinos në fshatin Larushk.
Burimet thanë se arma është gjetur në një vend të fshehtë të cilën e ka treguar vetë i hetuari.
Paraprakisht ka rezultuar një pistolete revoler zhurmuese e cila mban 9 plumba.
Policia ka konstatuar se në të ishin 4 fishekë.
Pas sekuestrimit është dërguar për ekspertizë në laboratorin e policisë shkencorë për ta kqyruar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje dhe për ta përcaktuar saktësisht llojin.
Valter Bamit pas arrestimit i janë marrë disa mbetje baruti në dorën e djathtë për të cilën policia dyshohen se janë baruti.
Por një gjë e tillë është mohuar nga vetë personi i dyshuar i cili ka pretenduar se janë krijuar nga arma me leje që ka në banesë dhe që shpesh herë bën qitje.
Gjurma e gjetur në dorën e djathtë do të krahasohet me ato të pistoletës së sekuestruar. Përgjigja e ekspertizës do të jetë një prove e fortë për prokurorinë për ta saktësuar fatin e hetimeve për Valter Bamin.
Lini një Përgjigje