TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2023, 12:39

18 pakot me kokainë/ Zbardhen detaje të reja, ngarkesa kishte destinacion Shqipërinë; si hyri makina me targa franceze 

Shkruar nga Pamfleti

18 pakot me kokainë/ Zbardhen detaje të reja, ngarkesa kishte

Zbulohen detaje të reja lidhur me trafikimin e 18 pakove me kokainë të zbuluara në makinën me targa franceze që drejtohej nga shqiptari Arvid Halili.

Nga komunikimet që ka pasur së fundmi Policia e Shtetit me autoritetet e Malit të Zi ka rezultuar se Arvid Halili, i cili është kapur në vendin fqinj, destinacion kishte Shqipërinë, pra lëndën narkotike po e sillte në vendlindje.

Ai ka hyrë në Mal të Zi nga pika kufitare me Kroacinë. Ndërkohë, policia jonë ka nisur verifikimet brenda vendit për të gjurmuar persona të tjerë pjesë e rrjetit kriminal që do të prisnin në vendin tonë kokainën.

 

Lini një Përgjigje