TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2023, 12:23

Trupi i tij u gjet i pajetë në Xarrë, flet motra e 53-vjeçarit: I shkëpuste lidhjet për 2-3 muaj, s’e kishim denoncuar!

Shkruar nga Pamfleti

Trupi i tij u gjet i pajetë në Xarrë, flet motra e

Motra e Adnant Jaupit, trupi i të cilit u gjet i pajetë në Xarrë, ka treguar detaje se ku kishte komunikuar për herë të fundit me të vëllanë.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’, motra e 53-vjeçarit tha se kishte folur me të 1 muaj më parë, ndërsa sqaroi se nuk e kishin denoncuar në polici, pasi kështu procedonte dhe më parë.

Nuk e kishim shpallur të humbur. Kemi folur me të 1 muaj më parë. Ai nuk ishte bari, punonte në një fermë në Sarandë në Konsipol. Mbillte dhe kujdesej për ullinjtë, portokallet. Këtë punë mbante. Ne e dënim që ai punonte se këtë gjë e ka bërë më përpara. I shkëpuste lidhjet për 2-3 muaj dhe më pas kontaktonte. Nuk kishim shkuar as në polici. Ishte hera e parë dje që mori policia e Sarandës, që dhanë lajmin që është gjetur I vdekur dhe kaq. Ai ishte beqar.”, tha ajo.

Lini një Përgjigje