
Policia e Dibrës arrestoi gjatë ditës së djeshme një 43-vjeçar, i cili rezulton i dënuar me 16 vite burg për një vrasje të ndodhur disa vite më parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2017 ku sipas gjykatës Viktor Elezi i arrestuar sot, vrau Alban Kaloshin.Dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin kishin lidhje shoqërore. Policia e Peshkopisë gjeti makinën e Elezit në periferi të qytetit.
Me këtë makinë sipas informacioneve të besueshme është bërë dhe transportimi i viktimës për në spital. Burimet në atë kohë tregonin se Kaloshi, ishte pronar i një pike bastesh.
'Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin, 43 vjeç, Viktor Elezi banues në fshatin Pollazhan, Dibër.
Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar këtë masë sigurie dhe e ka dënuar me 16 vjet burg, 43-vjeçarin, pas hetimeve për vrasjen shtetasit Alban Kaloshi, të kryer në vitin 2017.', njofton policia.
Lini një Përgjigje