TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2023, 10:44

Shtyhet seanca në GJKKO për Jan Prengën, SPAK kërkesë Turqisë për ekstradimin e Dritan Rexhepit

Shkruar nga Pamfleti
Shtyhet seanca në GJKKO për Jan Prengën, SPAK kërkesë
Dritan Rexhepi

GjKKO ka shtyrë seancën në ngarkim të të pandehurit Dritan Rexhepi.

Gjykata e Posaçme nuk ka mundur të zhvillojë këtë të enjte gjyqin në ngarkim të Dritan Rexhepit të personave të tjerë të akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës. Dritan Rexhepi akuzohet si porositësi i rrëmbimit të Prengës për ngarkesën e kokainës në Angli më 17 janar të vitit 2020.

Mësohet se në nisje të seancës SPAK, me anë të letër rekomandës ka bërë me dije se do t’i drejtohen autoriteteve turke në Ankara që të bëjnë njoftimin e Dritan Rexhepit për gjyqin.

Procesi ndaj tij në vendin tonë ka nisur prej disa muajsh, këtë të enjte Prokuroria do lexonte kërkesën për provat që do sjellë në proces.

Policia e Shtetit 6 ditë më parë ka nisur procedurat për ekstradimin e Dritan Rexhepit drejt vendit tonë. 43 vjeçari, i cilësuar si koka e kartelit të drogës, u arrestua këtë të premte në Stamboll me një pasaportë kolumbiane, të regjistruar me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.

Kreu i kartelit “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi u arrestua të premten (10 nëntor 2023) në një vilë luksoze në Stamboll, aty ku kishte shkuar falë një pasaporte false kolumbiane, regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

Dikur student për drejtësi, sot ai njihet si një ndër narkotrafikantët më të fuqishëm dhe akuzohet se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Rexhepi kërkohet aktualisht në Shqipëri, Spanjë, Itali dhe Britani të Madhe.

Ndërsa në të gjitha vendet e sipërpërmendura, kapo banda kërkohet për trafikun e lëndëve narkotike, në Shqipëri kërkohet dhe për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës. Ai dyshohet të ketë qenë vrasësi i parë me pagesë në vendin tonë dhe është dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998.

Mediat në mbarë botën kanë shkruar për Dritan Rexhepin. Ndërsa flasin për Pablo Escobar, në tabloidet e gazetave më të njohura nuk mungon dhe emri i shqiptarit të përfshirë në krimin e organizuar.

Kompania Bello njihet si një rrjet organizatash kriminale të drejtuar nga ‘kapo’ Dritan Rexhepi, një shqiptar i cili u arrestua në vitin 2020 në bastisje të koordinuara në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Prokurorët italianë thanë se Rexhepi kishte akses në ‘sasi të pafundme kokaine’ ndërsa Europol tha se bastisja ishte ‘më e madhja e këtij lloji ndonjëherë kundër krimit të organizuar shqipfolës’. Më afër vendit, fitimet fitimprurëse të kokainës mendohet se kanë nxitur një luftë të egër bandash në Irlandë që ka lënë të paktën 18 të vdekur që nga shpërthimi i saj në 2015 dhe çoi në dhjetëra arrestime,” – shkruan Daily Mail.

Ndërkaq, në vitin 2011 mediat spanjolle kanë shkruar për “mjeshtrin e arratisjeve nga burgu”. Rexhepi u arratis në vitin 2007 nga policia e Durrësit pasi këta të fundit e morën për t’i bërë një foto e për ta shpërndarë në media. Ndërkohë një vit më pas kapo banda mbahet mend për një arratisje spektakolare nga burgu i Pavias në Itali. Pak më vonë një tjetër arrati u regjistrua në Belgjikë.

Ai doli nga Kakavija me pasaportën e falsifikuar me gjeneralitetet Lulzim Murataj –pasaportë me të cilën u arrestua në Ekuador- dhe prej datës 16 nëntor 2013, Dritan Rexhepi nuk është kthyer më në Shqipëri.

Si ndodhi rrëmbimi i Jan prengës

Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, Tiranë, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën të fusnin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë dhe më pas e transportuan në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike. Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Shijakut, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i Jan Prengës. SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje.

 

dritan rexhepi

Lini një Përgjigje