TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2023, 14:34

39-vjeçari u gjet pa shenja jete në makinë, flasin banorët e zonës në Fier: Ishte person i panjohur

Shkruar nga Pamfleti

39-vjeçari u gjet pa shenja jete në makinë, flasin banorët

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tronditëse ku u gjet i pajetë trupi i një 39-vjeçari në Fier. 39-vjeçari është gjetur i vdekur mesditën e sotme në fshatin Daullas të Fierit, rreth orës 11:20 brenda një makine tip “Volkswagen” të parkuar në anë të rrugës.

Viktima dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, ndërkohë që banorët e zonës shprehen të habitur nga kjo ngjarje.

Ata pohojnë se zona e tyre është mjaft e qetë dhe deri në orën 8:00 të mëngjesit nuk kanë parë asnjë makinë. Banorë të tjerë pohojnë se rreth orës 8:30 automjeti është parë i parkuar, por nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme. Për ta personi është i panjohur dhe nuk e kanë parë më parë në zonë.

“Unë për hesap timin, që kam shpinë këtu, jam habitur kur kam parë policinë këtu, çfarë është bërë. Madje në orën 08:30 e kam parë makinën, se këtu vijnë edhe për gjueti dhe nuk u interesova. Zona është shumë e qetë. Kam magazinën atje matanë dhe kurrë nuk pasur vjedhje. Të gjithë rrimë të qetë, se nuk ka as vjedhje as vrasje. Këto vrasje mund të vijnë nga larg për të fshehur gjurmët ” tha një prej banorëve.

Për ta personi është i panjohur dhe nuk e kanë parë më parë në zonë, ndërkohë që grupi i ekspertizës është duke kryer veprimet hetimore.

“Jo nuk e njohim fare. As na ka thënë njeri gjë se kush është ca moshe ka, a është gjallë apo ka vdekur, nuk dimë gjë fare. Nuk kemi dëgjuar asnjë krismë” tha një banor tjetër.

“Rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volkswagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

fier banorët e zonës

Lini një Përgjigje