TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2023, 16:09

E zunë poshtë pllakat e mermerit, ndërron jetë 35-vjeçari në Dibër

Shkruar nga Pamfleti

E zunë poshtë pllakat e mermerit, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një 35 vjeçar ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në punë.

Mësohet se 35-vjeçari po punonte me pllaka mermeri në momentin kur u aksidentua dhe humbi jetën në spital si pasojë e dëmtimeve.

Policia ka shoqëruar pronarin dhe menaxherin e subjektit ku ishte i punësuar 35-vjeçari.

“Me datë 16.11.2023, shtetasi B.M., rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sqaroi policia.

diber nderron jete 35 vjecari

Lini një Përgjigje