TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2023, 17:17

U dhunua nga grabitësit, 54-vjeçari nga Fieri rrëfen momentin e tmerrit: Më goditën në kokë me tytën e armës

Shkruar nga Pamfleti

U dhunua nga grabitësit, 54-vjeçari nga Fieri rrëfen momentin e

54-vjeçari, Sokol Bajgora, i cili u dhunua në banesën e tij në fshatin Baltëz të Fierit nga disa persona të armatosur ka rrëfyer nga ambientet e spitalit momentet e tmerrit që ka përjetuar.

Pronari i shtëpisë, ku persona ende të paidentifikuar hynë për të vjedhur tregon se u dhunua rëndë nga autorët.

“Isha vetëm në shtëpi, kur tre persona hynë me forcë në banesë dhe më dhunuan. Por nuk arritën të më vidhnin gjë. Mungesa e energjisë elektrike e bëri situatën më të vështirë, pas me tytën e armës, të armatosurit më godisnin pa pushim në kokë”, tha Sokol Bajgora.

54-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal te Fierit, ku dëmtimet me të mëdha i ka marrë në fytyrë.

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

sokol bajgora arme grabitje dhune

Lini një Përgjigje