TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2024, 10:04

Tentoi të nxirrte rreth 30 mijë euro nga Kapshtica, vihet nën hetim 50-vjeçari turk; ku i kishte fshehur paratë

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të nxirrte rreth 30 mijë euro nga Kapshtica, vihet nën

Një 50- vjeçar turk është proceduar në gjendje të lirë, pasi tentoi që të nxirrte rreth 30 mijë euro nga Kapshtica.

Gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, me inicialet A. D, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollarë, të cilat ky ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

"PKK Kapshticë/Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar. Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk A. D., 50 vjeç, banues në Stamboll.

Gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollatë, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”", njofton policia.

Lini një Përgjigje