
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Bashkë me policinë lokale ka nisur një aksion kontrolli në rreth-rrotullimin e Skelës.
Policia po bën kontrolle të makinave të shtrenjta dhe atyre me xhama të zinj.
Kontrollet po kryhen me fokus zbulimin e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, sende të forta, mjete prerëse apo posedojnë lëndë narkotike.
Në zonën e Skelës janë ndaluar automjete të cilat kontrollohen, sëbashku me drejtuesit e tyre.
Lini një Përgjigje