TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Nëntor 2024, 14:31

Nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, zbardhen emrat e 4 policëve të arrestuar nga AMP

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me Hamza

Katër policë janë arrestuar nga AMP në lidhje me masakrën e Shkodrës me 4 të vrarë.

Në pranga kanë rënë efektivët Marte Martini, Julian Sterkaj, Blerim Kurmekaj dhe Viktor Logu. 

Ata akuzohen per ''Shpërdorim detyre'' në lidhje me atentatin e 30 tetorit.  Arrestimi i tyre u krye në orët e para të mëngjesit. 

Konkretisht ato akuzohen se nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Personi i tretë dyshohet se ishte Ibrahim Lici.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka ekzekutuar  Urdhërat e ndalimit caktuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ndaj 4 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre “ pasi nuk kanë rrespektuar procedurat standarde të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.

Inspektor B. K., dhe V.L., përkatësisht 45 dhe 33 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër.  

Inspektor J. S., dhe M.M., përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër.

Urdhëri i ndalimit vjen pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP – së, në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., si dhe një person tjeter i paidentifikuar."-njofton AMP.

Në atentatin në Dobraç, të vrarë mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati. Sakaq, humbën jetën dhe një çift burrë e grua të cilët po udhëtonin me motomjet pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit. Nga shpejtësia makina përplasi motorin dhe humbën jetën Bashkim dhe Flutura Basha.

Lini një Përgjigje