TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Nëntor 2024, 15:57

Paralajmëronte hakmarrje për vrasjen e Martinit, policia bllokon videon në Tik Tok dhe procedon të afërmin e 14-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëronte hakmarrje për vrasjen e Martinit, policia bllokon

Faqja në TikTok e të afërmit të autorit të vrasjes së Martin Canit që komentonte ngjarjen e rëndë është bllokuar. Po ashtu ka nisur proceidmi penal ndaj tij.

Nga komunikimi mes tyre kuptohet që njëri prej fëmijëve është kushëriri i autorit të dyshuar të vrasjes, ndërsa fëmija tjetër thotë se njihej me të virtualisht, pasi më parë kanë qenë në një grup online.

Gjatë komunikimit ata shprehen se kushdo që i shan do ta bëjnë shembull, teksa jo vetëm që nuk dënojnë aktin e rëndë, por “duartrokasin” autorin e vrasjes së Martinit, vetëm 14 vjeç.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 16 vjeç që shfaqet në video, i cili banon në SHBA. Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për fillimin e procedimit penal, për 16-vjeçarin.

Ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal”, sipas njoftimit të policisë.

Lini një Përgjigje