TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Gusht 2024, 09:27

Tentoi të kalonte në aeroport valixhen me 20 kg kokainë, dënohet me 3 vite burg shqiptari në Belgjikë

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të kalonte në aeroport valixhen me 20 kg kokainë,

Një 48-vjeçar shqiptar doli ditën e hënë para gjykatës penale të Brukselit, pasi u kap me 20 kilogramë kokainë në valixhen e tij.

Sipas shqiptarit, ai kishte dy vjet që ishte i papunë dhe kishte më shumë se 40 mijë euro borxhe. Ai shpresonte të shlyente një pjesë të saj me paratë që do të merrte për transportin.

Shqiptari u arrestua në aeroportin e Brukselit më 15 qershor. Kur donte të dilte nga salla e bagazheve, dogana e ndaloi sepse kishte zbritur në aeroport me një fluturim nga Frankfurti, por kishte me vete një valixhe që vinte nga Cancun e Meksikës.

Shqiptari pranoi menjëherë se i ishte kërkuar të merrte valixhen me vete nga aeroporti, por valixhja rezultoi se nuk kishte asgjë të dyshimtë.

Më pas, doganierët kontrolluan karuselin e bagazheve për fluturimin nga Cancun dhe gjetën një valixhe tjetër që dukej tamam si e para. Në të rezultoi se fshiheshin 20 kilogramë kokainë.

Prokuroria publikoi të hënën një dënim me 36 muaj burg ndaj shqiptarit, por avokati i tij kërkoi një dënim më të butë. “Në fakt, klienti im nuk ka trafikuar drogë në vend,” tha Ibrahim Uckuyulu.

“Droga ka hyrë në vend pa ndihmën e tij, ka tentuar vetëm ta nxjerrë nga aeroporti, në çdo rast nuk mund të ndiqet penalisht si anëtar i shoqatës apo organizatës kriminale, ka pasur vetëm kontakt me të si një lloj porosie", shtoi avokati.

Një person tjetër i kishte premtuar 8000 euro dhe klienti im shpresonte t’i shlyente një pjesë të borxheve të tij pas dy vjetësh papunësie.

Gjykata do të marrë vendimin e saj më 30 gusht.

Lini një Përgjigje