TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2024, 22:28

Përplasen dy motorë në Fier, përfundojnë në spital drejtuesit

Shkruar nga Pamfleti

Përplasen dy motorë në Fier, përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur në fshatin Metaj në Fier, ku janë përplasur dy motorë. Nga përplasja e tyre janë dëmtuar të dy drejtuesit të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 21:30, në fshatin Metaj, Fier, motomjeti që drejtohej nga shtetasi F. Gj., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi K. P., 34 vjeç.

Nga përplasja e motomjeteve janë dëmtuar të dy drejtuesit të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia

Lini një Përgjigje