TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Gusht 2024, 08:42

E rëndë në Belgjikë, shqiptari vritet nga fqinji pas sherrit për vendin e parkimit

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Belgjikë, shqiptari vritet nga fqinji pas sherrit
Vendi ku ndodhi vrasja, në Machelen të Belgjikës

Një konflikt i ashpër për një vend parkimi është kthyer në një tragjedi të vërtetë në periferi të Brukselit.

Mediat belge raportojnë se një emigrant shqiptar, baba i tre fëmijëve, u qëllua për vdekje me armë nga një person me të cilin po debatonte ashpër.

Emri i viktimës ende nuk është publikuar nga autoritetet dhe as dinamika e ngjarjes apo nëse ka pasur motive të tjera të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së diel (25 Gusht), në rrugën “Blijde Inkomststraat”, në Machelen, një komunë periferike e Brukselit. Autori ka qëlluar edhe kushëririn e viktimës, 19-vjeç i cili mbeti i plagosur.

"Kushëriri 19 vjeçar i viktimës mbeti i plagosur dhe aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme, por ende në rrezik për jetën. Autori i armatosur mësohet se ka kërcënuar edhe gruan e viktimës dhe një fqinjë përballë rrugës dhe ka qëlluar edhe mbi djalin 15-vjeçar të viktimës. Gruaja, fqinji dhe djali mbetën të padëmtuar”, tha zyra e prokurorit publik Halle-Vilvoorde të hënën në mëngjes. 

Policia belge e identifikoi autorin e dyshuar si një banor të zonës, i cili ishte fqinj i shqiptarit. Pas krimit, ai është arrestuar dhe po i nënshtrohet hetimeve.

Dy personat ishin në konflikt për një kohë të gjatë mes tyre, për një vend parkimi, referuar dëshmive paraprake të banorëve vendas dhe të njohurve të viktimës dhe autorit.

Policia është ende duke hetuar dhe priten të zbardhen identitetet dhe dinamika e ngjarjes.

Lini një Përgjigje