TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2024, 22:43

Pogradec, i moshuari ndërron jetë rrugës për në spital

Shkruar nga Pamfleti

Pogradec, i moshuari ndërron jetë rrugës për në spital

Një i moshuar ka ndërruar jetë në Pogradec. 65-vjeçari është gjetur i rrëzuar në tokë pa ndjenja në një distancë rreth 250 metra larg banesës ku po kulloste bagëtitë e tij. Më pas ai është transportuar në spital, por ka ndërruar jetë rrugës.

Sot rreth orës 19:30, ka ndërruar jetë rrugës për në spital, shtetasi P. M, 65 vjeç, banues në fshatin Niçë, Pogradec.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 65-vjeçari është gjetur i rrëzuar në tokë pa ndjenja në një distancë rreth 250 metra larg banesës ku po kulloste bagëtitë e tij.

Nga këqyrja  e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune  dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Pritet dalja e ekspertizës mjeko- ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thekson policia.

Lini një Përgjigje