
Zbulohet emri i 46-vjeçarit që i shpëtoi atentatit në Berat. Mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të makinës së drejtuar nga 46-vjeçari Altin Halili. Sipas policisë, ai është me precedent të mëparshëm penal, teksa rezulton i dënuar për vrasje.
Sipas policisë është gjetur një makinë e djegur tip “Hunday” e cila dyshohet se është përdorur nga autorët, të cilët raportohet se kanë ikur në drejtim të Fierit.
"Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP Berat dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë i cili ndodhet në vendngjarje. Gjithashtu në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare kanë gjetur një automjet që po digjej që dyshohet se mund të jetë i autorëve”, njofton policia.
Lini një Përgjigje