TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2024, 13:27

Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, arrestohet 36-vjeçari në Kapshticë

Shkruar nga Pamfleti

Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, arrestohet 36-vjeçari në

Një 36-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës pasi tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, medikamente për të cilat kërkohet licencë.

Medikamentet u gjetën në pjesën frigoriferike të një autobusi që vinte nga Greqia të pashoqëruara me faturë blerjeje.

Policia arrestoi 36-vjeçarin me inicialet E. S., pasagjer në autobus, i cili dyshohet se është poseduesi i medikamenteve. 50 pakot medikamente u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

"Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, medikamente për të cilat kërkohet licencë. Sekuestrohen 50 pako me medikamente.

Në vijim të punës së intesifikuar të shërbimeve të Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kapështicë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, një autobus. Gjatë kontrollit në pjesën frigoriferike të autobusit u gjetën 5 paketime me medikamente (në total 50 pako), të pashoqëruara me faturë blerjeje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasagjer në këtë autobus, i cili dyshohet se posedonte sasinë e medikamenteve për të cilat kërkohet licencë nga organet kompetente. 50 pakot medikamente u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”", njofton policia.

kapshtice greqia kontrabande ilacesh

Lini një Përgjigje